Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, dyshohet për rreth 19 të plagosur

Rreth 20 persona raportohet se janë lënduar nga aksidenti i ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në një autobus nga Kosova në Salzburg të Austrisë.

Tre nga udhëtarët raportohet se janë lënduar rëndë.

“Aktualisht flitet për tre të lënduar rëndë dhe 16 të lënduar lehtë”, tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq Roberta Thanner për APA.

“Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”, shtoi ajo.

Brenda autobusit raportohet se ishin rreth 25 udhëtarë.