Pas paralajmërimit për ndryshim kursi, Rama sfidon BE: Ballkani i Hapur është e ardhmja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sfiduar edhe njëherë tjetër Bashkimin Europian duke mbështetur sërish ‘Open Balkan’, projekt i kundërshtuar nga Gjermania dhe organizmat europian.

Pak ditë më parë nga Brukseli, në kundërshtim të hapur me interesat e vendit, Rama kërcënoi BE-në kur deklaroi se do ndryshojë kurs nëse nuk hapen negociatat në qeshor.

Gjithashtu kujtojmë se raportuesja e Shqipërisë në PE, Isabela Santos, në nëntor të 2021-ishit, deklaroi hapur në Tiranë se Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë fare me BE-në dhe bie ndesh me integrimin e vendit.  

Postimi i plotë i Edi Ramës:                                                                              

Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot.