FOTO/ Kjo është pajisja e përgjimit e kapur në Rinas

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka shprehet se pajisja e kapur në Rinas është pajisje përgjimi e jo pajisje për të zbuluar përgjues.

Këtë pretendim, Noka e ka bërë publik në profilin e tij në Facebook.

“Kjo është pajisja e kapur në Rinas. Është një pajisje përgjimi që ka hyrë dhe dalë disa herë në Shqipëri”, shkruan Noka në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe foton.