Pas Donaldit, edhe Bora Zemani ka diçka pë të thënë lidhur me 'ribashkimin' e tyre

Lajmi se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë bashkuar padyshim po bën xhiron e rrjetit! Pas daljes së parë publike në sfilatën e stilistit të njohur Valdrin Sahiti fotot e tyre u bënë virale në mediat rozë.

Ishte Donald Veshaj ai i cili nuk nguroi të fliste publikisht për gazetarin e T7 i cili ndaloi ta pyeste për moderatoren ndonëse nuk dha ndonjë indikacion të qartë.

“Vetëm nga këto pyetjet, të lutem është një super event dua ta shijoj si event. Këto pyetjet i bëjmë më vonë se okay.”

Mirëpo ndryshe nga Donaldi, i cili nuk hezitoi të dilte para mikrofonit të gazetarëve gjatë eventit, Bora Zemani refuzon kategorikisht një prononcim për gazetarët. Gjatë after-party-t ajo është pyetur në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Por, akoma pa i lënë hapësirë gazetarit të bënte pytjen ajo ka reaguar me gjeste duke iu larguar kamerës.

Fansat e shumtë janë në pritje të ndonjë reagimi zyrtar nga ana e dyshes lidhur me ngjarjen në fjalë madje disa prej tyre e cilësojnë të gjithën si një lojë për vëmendje.

 

.