Aksident në Kurbin, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, rëndë dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor, Laç-Mamurras. 

Mësohet se një automjet tip 'Benz' ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal duke u përmbysur. 

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, në Tiranë. 

Vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.