VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit në Fier, dëmtohet i moshuari
Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e dytë të një pallati në lagjen 29 Nentori.
Sipas burimeve për SYRI-n, në banesë ndodheshin një çift të moshuarish.
I zoti i shtëpisë ka tentuar të largoj bombulën që ishte në aneksin e shtëpisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:45, në lagjen "29 Nëntori" në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.
Shtetasi Y. M ka marë dëmtime të lehta në duar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.