FOTO/ Ky është telefoni i ri Samsung Galaxy S8

Evan Blass, një bloger pajisesh elektronike ka publikuar disa foto të smartphone m ëtë përfolur të momentit Samsung Galaxy S8.

Në foto ai vjen në 3 ngjyra “Black Sky, Orchid Grey dhe Arctic silver”. S8 është i mrekullueshëm në çdo kënd të tij dhe këtë gjë ia përforcon ekrani i cili një pjesë më të madhe të tij krahasuar me smartphonët e mëparshëm të prodhuar nga Samsung.

Mendohet se skaneri i gjurmës së gishtit është zhvendosur në pjesën e pasme të telefonit, por gjithçka pritet për t’u vërtetuar më 29 mars në eventin e krijuar posaçërisht për hedhjen e tij në treg për të parë detajet finale.