Zbulohet klienti ‘VIP’ i izraelitit të ndalur në Rinas. Ja çfarë pajisjesh ishin dhe për kë erdhën

Zbardhen detaje të reja në lidhje me mbërritjen ne izraelitit Yoram Frig në Shqipëri. Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur për SYRI.net se ai ka ardhur dy ditë më parë në vendin tonë me linjën greke Aegean.

Ai ka mbërritur në Tiranë pasi është kontaktuar nga një politikan shumë i rëndësishëm në vend. Izraeliti, pronar i dy agjencive investigative ka ardhur në Tiranë me një pajisje që zbulon përgjuesit.

Ky ka qenë dhe misioni i tij në Tiranë, ndërsa ka kontrolluar banesën dhe makinat e politikanit të rëndësishëm në Shqipëri.

Në kohën kur ai ishte duke u larguar është ndaluar në Rinas dhe më pas ka nisur hetimi për ardhjen e tij në Shqipëri dhe misionin që kishte. /SYRI.net