Nuk përmbahet Kadyrov: Lideri gjerman është i çmendur, tani po luftojmë me NATO-n...

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër kancelarit gjerman Olaf Shcolz gjatë një fjalimi në një trajnim në Moskë, raporton media ruse RIA Novosti.

“Lederi gjerman po sillet si një i çmendur. Ai nuk po sillet si kryetar shteti. Ne nuk po luftojmë kundër Ukrainës sot, po me NATO-n, pasi Perëndimi po i pajis ukrainasit me armë dhe mercenarët e tyre janë atje’ është shprehur Kadyrov sipas RIA Novosti.

Në të njëjtën kohë, Kadyrov tha se "operacioni special në Ukrainë"  po përparon sipas planit.

 “Situata është e qetë, po ecim sipas planit. Ne po përmbushim 100% të synimeve të vendosura nga presidenti (Putin) ”, tha lideri çeçen, duke shtuar se 200 vullnetarë të tjerë u larguan sot nga Çeçenia për t'iu bashkuar operacionit në Ukrainë.

Së fundi, ai tha se forcat e armatosura ruse do ta kishin "pastruar" Ukrainën shumë kohë më parë, nëse nuk do të ishte urdhri i Putinit për të shpëtuar popullsinë dhe qytetet.

“Nëse presidenti (i Rusisë) nuk do të kishte dhënë urdhër për të shpëtuar popullsinë dhe qytetet (të Ukrainës) në masën më të madhe, ne do ta kishim pastruar Ukrainën shumë kohë më parë. Ne jemi forcat e armatosura të bashkuara dhe nuk ka fare probleme ," tha Kadyrov.