Në garë për kreun e PD/ Pas Fierit, Elezi takim me demokratët e Vlorës

Kandidati Ibsen Elezi në garë për kreun e demokratëve, ka zhvilluar takim me stukturat në Vlorë ku shpalosi platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.

Gjatë ditës së sotme Elezi ka zhvilluar takim edhe me demokratët e Fierit.

Elezi: Vlonjatët janë njerëz të pavarur dhe komunikon shumë lehtë për në lidhje me sfidat për demokracinë pasi janë njerëz që kanë karakter dhe personalitet. Jam i bindur që në Vlorë, standardi i demokracisë në struktura është një standard që ka premisa që PD-ja të vijë në ato shinat e demokracisë.