Diego Simeone drejt Premier Leagues

Trajneri i Atletico Madridi, Diego Simeone po mendon që pas përfundimit të kontratës në vitin 2018 të ndryshojë ambient ku më shumë mundësi kampionati i radhës do të jetë Premier League.

Aktualisht, hipoteza më e mundshme për të ardhmen e tij është skuadra e Chelseat e cila deri tani ka shfaqur shumë interes për të bashkëpunuar me trajnerin argjentinas.

Vendimi i Simeones për t’u zhvendosur në Angli shuan shpresat e Interit dhe Paris Saint Germain, dy klube që gjithmonë kanë ëndërruar që argjentinasi të punojë në Francë apo Itali.

Para disa muajsh, klubi spanjoll dhe trajneri e reduktuan me dy vjet kontratën pas bisedimeve të stërzgjatura edhe pse Simeone po bën një punë të mirë pasi skuadra e tij nuk njeh asnjë humbje në Champions dhe kryeson klasifikimin e Kampionatit Spanjoll.