Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditët që presim përpara pritet të jenë me mot kryesisht të qëndrueshëm. Në këtë mënyrë dita e Martë parashikohet me mot të kthjellët si dhe vranësirat e mesditës deri ato të pasdites.

Këto vranësira në malësitë e vendit do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive por afatshkurtra.

Për ditën e mërkurë pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Hera-herës këto reshje me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve por në periudha afatshkurtra.