Formacione zyrtare/ Juventus pret Lazion në 'Allianz Stadium', Strakosha nis si titullar

Juventusi do të përballet me Lazion në kuadër të xhiros së parafundit në Serie A.

Bardhezinjtë tanimë pa objektiva pasi kanë siguruar vendin e katërt, synojnë të rikthehet te fitoret në kampionat pas humbjes befasuese 2-1 nga Genoa.

Në anën tjetër Lazio ka nevojë të madhe për pikë, pasi ende nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm.

Me fillim nga ora 20:45 na pret një ndeshje fantastike në Allianz Stadium, ku sa herë janë përballur dy skuadrat spektakli nuk ka munguar.

Juventus (4-2-3-1): Perin; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Miretti, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Morata; Vlahovic. Trajner. Massimiliano Allegri

Lazio (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Patric, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi , Luis Alberto; Felipe Anderson, Cabral, Zaccagni. Trajner: Maurizio Sarri.