Bilanci i COVID/ Bien infektimet, 6 raste të reja në 24 orët e fundit, 7 pacientë të shtruar në spital
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus nga 453 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve ndërsa 78 të tjerë janë shëruar.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 7 pacientë. Në të gjithë vendin mësohet se janë 189 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit në këto bashki; 3 në Tiranë, 3 në Pogradec.
Statistika (16 Maj 2022)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 78
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 453
Testime totale 1,818,324
Raste pozitive 275,621
Raste të shëruara 271,935
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 114
Fier 16
Shkodër 13
Elbasan 8
Berat 8
Lezhë 7
Korçë 6
Vlorë 5
Gjirokastër 5
Kukës 3
Durrës 2
Dibër 2