EMRI/ Aksidenti në Lezhë, humb jetën njëri nga shoferët

Ka humbur jetën në spital, njëri nga shoferët e makinave që u përplasën në rrugën Rrilë-Lezhë.

Gazetari i SYRI TV, Martin Marku njofton nga Lezha se Ndoc Nikolli, 66 vjeç ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se 66-vjeçari kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit dhe nuk ka mundur tu mbijetojë.

Fatkeqësisht në gjendje të rëndë ndodhet edhe një grua, e cila ishte pasagjere në këtë mjet.