FOTO/ Teknika ‘magjike’, ja si shpëtoni nga dhimbja e kokës për pak minuta

Kur ke dhimbje koke dhe nuk të gjendet asnjë ilaç, situata duket e pashpresë. Por nuk është kështu. Ka një mënyrë të vërtetuar shkencërisht që mund të lehtësojë dhimbjen e kokës. Teknika është e ngjashme me akupunkturën dhe refleksoterapinë, megjithatë nuk kërkon njohuri të veçanta mjekësore.

Si realizohet kjo teknikë

Së pari, merrni një pozicion të përshtatshëm dhe relakues. Mesazhi nuk kërkon shumë kohë: nga 30 sekonda deri në 1 minutë mesatarisht.

Masazhoni një pikë me prekje të lehta ose lëvizje rrethore. Zakonisht dhimbja e kokës lehtësohet pas 5-10 minuta.

Ka 6 pika kryesore për të shpëtuar nga dhimbja e kokës

Pikat Yintang

Pika e syrit të tretë, ose Yintang, gjendet në pjesën midis vetullave, në kufirin midis hundës dhe ballit. Me anë të këtij masazhi mund të lehtësoni edhe dhimbjet nga lodhjet e syve.

Pikat Zan Zhu

Këto pika simetrike janë të lokalizuara në anën e brendshme të vetullave. Masazhimi i kësaj pjese ndihmon gjithashtu në përmirësimin e mprehtësisë vizuale dhe hundëve të bllokuara. Masazhojeni për 1 minutë duke ushtruar pak presion ose me lëvizje rrethore.

Pikat Yingxiang

Këto pika janë të lokalizuara në të dyja anët e mollëzave, në linjë me sytë. Ato ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjet e kokës, të dhëmbit dhe stresin.

Pikat Tian Zhu

Këto pika janë të lokalizuara në pjesën e pasme të kokës, në mes të kokës dhe fillimit të shpinës. Masazhimi i këtyre pikave ndihmon për lehtësimin e kongjestionit nazal, dhimbjeve në sy dhe vesh, të kokës dhe migrenës.

Pikat Shuai gu

Pikat ‘Shuai gu’ janë të lokalizuara 2-3 cm larg nga fillimi i linjës së flokëve, në pjesën anësore. Për të gjetur këtë pikë duhet të ndieni një gropëz të vogël. Presioni i ushtruar në këtë pjesë ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve në rajonin temporal dhe lodhjen e syve.

Pikat He Gu

Këto pika simetrike janë të lokalizuara në pjesën e pasme të duarve, mes gishtit madh dhe atij tregues. Presioni ushtruar në këtë pjesë ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, dhëmbit dhe tensionin në muskujt e qafës. /Gazeta Shëndeti/