VIDEO/ Pamjet e rënda, aksident në Rrugën e Kombit, makina bëhet copë...

Një tjetër aksident i rëndë është regjistuar në rrugën që lidh Milotin me Rrugën e Kombit.

Në pamjet e siguruara nga Syri Tv dhe Syri.net duket një makinë e cila është përplasur me blloqet e gurëve që janë në anë të rrugës.

Sipas informacioneve te para, aksidenti është pa pasoja të rënda në jetë njerëzish.

Trafiku është i bllokuar.