Tiranë, 35-vjeçari fajëson mjekët: Më vranë fëmijën

Një 35-vjeçar ka kallëzuar në polici humbjen e fëmijës që nuk arriti të vinte në jetë.

M.V. është paraqitur dje në komisariatin numër 3 të policisë, ku ka kallëzuar se në maternitet, bashkëshortes së tij R.V., 28 vjeçe, i ka vdekur fëmija 9-muajsh në bark.

Burime nga polica lokale bëjnë me dije se ai ka bërë me faj mjekët.

Materialet hetimore për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

/Syri.net/