Dy persona u vranë nga të shtënat në një treg në Hjuston dhe tre të tjerë u plagosën

Dy persona u vranë dhe tre u plagosën nga të shtënat në një treg në Hjuston, SHBA, thanë autoritetet lokale. Hetuesit besojnë se në mesin e atyre që kanë hapur zjarr dje rreth orës 13, ka qenë edhe njëri prej të plagosurve, ndërsa në vend janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë, të cilët po ashtu kanë deklaruar se nuk ka të lënduar “kalimtarë të rastësishëm”.

Mijëra njerëz ishin në treg 22 kilometra në veri të qendrës së Hjustonit në kohën kur disa të shtëna u qëlluan nga dy armë.

Nuk dihet se cili ishte shkaku i të shtënave dhe u tha se të pesë pjesëmarrësit ishin burra rreth moshës 20 vjeç, të cilët dukej se njiheshin me njëri-tjetrin.