4 ministrat e rinj betohen para Presidentit, Peleshi zëvendëson Ramën

Katër ministrat e rinj, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi u betuan sot përpara Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Në ceremoninë e betimit ishte i pranishëm zv/kryeministri Niko Peleshi, ndërsa u vu re mungesa e kreut të ekzekutivit Edi Rama.

Ministrat e rinj, u votuan dje në seancën parlamentare vetëm me votat e mazhorancës.

Fatmir Xhafaj - Ministër i Punëve të Brendshme, zëvendësoi Saimir Tahirin.

Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë, zëvendësoi Ilir Beqajn.

Olta Xhaçka - Ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zëvendësoi Ilir Beqajn.

Eduard Shalsi - Ministër i Pushtetit Vendor, zëvendësoi Bledi Çuçin.