VIDEO/ Sherr në ndeshjen e Basketbollit, policia raporton për një të lënduar rëndë

Prishtina dhe Ylli zhvilluan ditën e djeshme ndeshjen e play-off të basketbollit në Superligës e meshkujve në Kosovë. Sfida ee fituar nga Ylli me rezultatin 75-56 nuk ka kaluar pa pasoja, me tifozët që kanë mësyrë parketin dhe janë përleshur mes tyre.

Policia e Prishtinës bën me dije se në përleshje njëri prej tifozëve është plagosur rëndë, duke marrë ndihmën mjekësore , teksa sfida për disa minuta u ndërpre.

“Prishtinë/ Raportohet se gjatë zhvillimit të një ndeshje basketbolli, disa simpatizantë janë përfshirë në rrahje me ç’rast njëri nga ta, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.