Kuleba: Na jepni atë që na duhet për të mposhtur Rusinë, përndryshe e keqja do trokasë në derën tuaj

‘Na jepni gjithçka që na nevojitet dhe ne do të përballemi me Rusinë dhe do ta mundim atë në Ukrainë, duke u siguruar që ajo të mos trokasë kurrë në dyert tuaja”. - Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba , duke iu përgjigjur një interviste për Bild TV.

Sipas tij ajo që duhet të bëjnë shtetet aleate në këto momente është të ndihmojnë Ukrainën në këtë moment kritik.

"Ndonjëherë është më e përshtatshme të ndihmosh tjetrin dhe të durosh një kohë mungesën e diçkaje, sesa të rrish ulur në shtëpi duke parë televizor duke pritur të të tokasë problemi te dera.”-tha ai.