VIDEO/ Federata kineze dënon rëndë futbollistin që shkeli qëllimisht Witsel

Mesfushori i Shanghai Shenhua, Qin Sheng është pezulluar për gjashtë muaj dhe me një gjobë prej 14 mijë sterlina pasi u shpall fajtor në shkeljen e qëllimshme të Axel Witsel.

Qin Sheng menjëherë u ndëshkua me karton të kuq ndërsa tashmë Disiplina e Futbollit kinez ka konfirmuar një dënim akoma edhe më të ashpër për shkak të atij gjesti-anti-sportiv, shkruan “Goal.com”, transmeton SYRI.net.