Britney Spears ndan lajmin e trishtë

Britney Spears po përjeton momente të vështira. Fituesja e Grammy-t përmes një mesazhi në llogarinë e saj në Instagram, njoftoi fansat e saj se ajo dhe i fejuari i saj, Sam Asghari kanë humbur foshnjën.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë mrekulli”, ka shkruar Spears.

“Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim më vonë, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë.