Jetoni në Tiranë? Ja çfarë do të paguani ekstra kur të shkoni në supermarket

Nga data 2 prill, në supermarketet kryesore të Tiranës do të paguani dhe për qeset plastike me të cilat merrni ushqimet e mallrat që blini.

Për qeset e vogla, do të paguhet 3 lekë dhe 5 lekë për qeset e mëdha.

Nisma është ndërmarrë nga bashkia e Tiranës dhe u prezantua sot, duke e cilësuar “e vetmja mënyrë si mund t’i vëmë fre ndotjes”, për krijimin e një qyteti sa më të pastër.