FOTO/ Skandali në Kamzë, PS legalizime selektive në funksion të votës

Partia Socialiste duket se i ka ndezur motorët që tani, për zgjedhjet e vitit 2017. Dhe këtë është duke e bërë sërish duke joshur qytetarët, me anë të favoreve që ka i në dorë shteti.

Çështjen e legalizimeve, Edi Rama e ka përdorur sistematikisht në prag zgjedhjesh që kur është bërë kryeministër.

Por tani ky proces duket se nën rrogoz, po bëhet në mënyrë selektive në funksion të votave që kërkon Rama, për të rikonfirmuar karrigen e kryeministrit.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të kryetarit të PS-së për Kamzën Ramadan Cani, i cili u kërkon kryetarëve të organizatave të dorëzojnë listat e anëtarëve të PS-së që duan legalizimin e shtëpive:

“Ky është legalizimi i Edvin Kristaq Ramës!”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.