E bujshme/ Po shkëlqen me Tirolin, skuadra 'big' në Turqi shfaq interes për Xhakomo Vrionin

Xhakomo Vrioni ka zhvilluar një sezon fantastik në Austri me fanellën e Tirol. Sulmuesi kuqezi ka arritur të realizojë 16 gola në total me fanellën e Tirol në kampionatin austriak të futbollit, duke ngjallur kështu interesimin e shumë skuadrave Europiane.

Së fundmi listës së klubeve të interesuara për Vrionin i është shtuar edhe Beshiktash që kërkon të blejë kartonin e futbollistit kuqezi që zotërohet nga Juventus.

Vrioni pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës turke, Valerien Ismael, i cili u ka kërkuara drejtuesve të bëjnë një përpjekje për transferimin e tij. Ismael foli fjalë të mira për sulmuesin shqiptar që është kthyer në një lider të skuadrës së Tirol. Mbetet për t’u parë...