VIDEO/ Vrioni i jashtëzakonshëm, gol dhe dy asist në fitoren e Tirol

Xhakomo Vrioni vazhdon të dhurojë spektakël në Austri. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po gjen me një rregullsi të admirueshme dhe falë paraqitjeve të tij, skuadra e Torinos jo vetëm ia ka dalë që të mbijetojë me lehtësi në elitë, por edhe po ëndërron Ligën e Konferencës pasi ka siguruar praninë në ndeshjet play-off për një vend të tillë në kampionatin austriak.

Në ndeshjen ndaj Hartberg, Vrioni ishte personazhi kryesor i suksesit 4-2 të ekipit të tij. Ai shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 3-1 me një predhë nga jashtë zonës që portieri nuk e kontrolloi dot. Ndërkohë, dha asiset për golat e Sabitzer dhe Ranahe, duke u konfirmuar si lideri i kësaj skuadre në repartin e avancuar.

Kështu, Vrioni çoi në 16 numrin e golave të shënuar në këtë kampionat me Tirol, ndërsa ndjek në garën për “Këpucën e artë” Adejemin e Salcburg i cili ka 19 të tillë.