Masakër në SHBA/ Vriten 10 persona në një supermarket

Të paktën 10 persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket në qytetin amerikan të Buffalo, shteti i Nju Jorkut.

Autori i armatosur raportohet se është arrestuar pas sulmit të së shtunës pasdite.

Dëshmitarët thonë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan duke mbajtur një pushkë dhe kishte veshur veshje të stilit ushtarak. 

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se po monitoronte incidentin dhe u kërkoi vendasve të largoheshin nga zona.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me  rrethanat e ngjarjes së rëndë që ka tronditur vendin.