Luajti ndeshjen e fundit me Dortmund, Haaland ka një mesazh për tifozët
Erling Haaland luajti sot ndeshjen e fundit me fanellën e Borussia Dortmund. Sulmuesi norvegjez do të transferohet sezonin tjetër te Manchester City, ndërsa edhe të dy klubet kanë zyrtarizuar këtë marrëveshje.
Ndërkohë që pas sfidës së sotme kundër Hertha Berlin, ky Haaland shënoi edhe një gol, ai përshëndeti edhe tifozët gjerman. Haaland publikoi një postim në rrjetet sociale, ku tregoi se ka qenë krenar që ka veshur fanellën e Borussia Dortmund.
“Nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një krenari e madhe për mua që të vishja këtë fanellë. Kam kaluar momente të paharrueshme këtu, kam takuar njerëz specia, pa harruar edhe fansat tanë që kanë qenë gjithmonë njeriu jonë ekstra në fushë.
“Muri i Verdhë” është vërtetë i pabesueshëm. Nuk do të harroj asnjë gjë. Faleminderit të gjithëve”, shkroi Haaland në fjalën e tij të lamtumirës.
It has been nothing but an honour to wear this shirt. At @BVB, I've spent memorable moments, met special people, not to mention a fanbase that has been always our extra man on the pitch. The Yellow Wall is truly incredible. I'll never forget any of this! Thank you all! 🖤💛 pic.twitter.com/MegplT4y7B
— Erling Haaland (@ErlingHaaland) May 14, 2022