Princi Carl Philip dhe Princesha Sofia në pritje të fëmijës së dytë

 Princi Carl Philip i Suedisë dhe gruaja e tij Princesha Sofia do të bëhen sërish prindër.

"Jemi të lumtur t’ju lajmërojmë se jemi në pritje të fëmijës së dytë, motrën ose vëllain e Princit Alexander. Mezi po presim të mirëpresim pjesëtarin më të ri të familjes”, tha çifti mbretëror suedez në një deklaratë.

 Ky do të jetë fëmija e dytë për çiftin ,  pas Princit Alexander, i cili u lind në prill të vitit 2016.