FOTO/ Tifozët e Kosovës festojnë me ata të Islandës

Sot në orën 20:45 Kosova do të presë në “Loro Boriçi” përfaqësuesen e Islandës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Në Shkodër ekziston një atmosferë e qetë para ndeshjes ku ajo që bie në sy në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku tifozët kosovarë i kanë uruar mirëseardhjen rivalëve islandezë.