Ekspertët amerikanë: Ukraina duket se e ka fituar betejën në Kharkiv

Ukraina "ndoshta fitoi betejën për Kharkiv". 

Kështu ka deklaruar ekipi i ekspertëve të Institutit për Studimin e Luftës.

 Në vlerësimin e fundit të konfliktit, analistët ushtarakë thonë se Rusia është penguar të rrethojë qytetin e dytë të Ukrainës dhe tani ka hequr dorë nga një gjë e tillë.

Që nga fillimi i pushtimit, pushtimi i Kharkivit ka qenë një qëllim strategjik për forcat ruse. 

Por pas më shumë se dy muajsh ushtria e Moskës, sipas Insitutit me bazë në SHBA, e ka braktisi këtë projekt.