'Betting Expert': Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Kosovë-Islandë

Faqja “Betting Expert” pret që Kosova të mposhtet nga Islanda në ndeshjen e sotme kualifikuese për “Kampionatin botëror 2018”

“Betting Expert” nuk beson se Kosova do të nxjerrë pikë në duelin ndaj Islandës në Shkodër. Faqja e parashikimeve pret që Islanda të fitojë ndaj Kosovës, sonte në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Rezultati do të jetë 1:0 ose 2:0 në favor të Islandës.Edhe pse Kosova është vendase, Islanda do ta diktojë lojën dhe do të krijojë më tepër raste për shënim”, shkruan “Betting Expert”./ lajmi.net