FOTO/ Mediat italiane publikojnë formacionet: Itali-Shqipëri

Ditën e sotme në “Renzo Barbera” të Palermos Kombëtarja shqiptare do të ketë një provë shumë të vështirë përballë Italisë.

Është e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” e cila ka publikuar dy formacionet e mundshme të skuadrave, transmeton SYRI.net.

Trajneri i Shqipërisë, Ganni De Biasi pritet të hedhë në fushë një formacion me skemën taktike 5-4-1, ndërsa në krahun tjetër Ventura do të provojë të luajë 4-2-4.

Tashmë reparti i sulmit thuajse është i zyrtarizuar pasi Sokol Cikalleshi ka fituar garën me Armando Sadikun.