VIDEO/ Eurovision 2022: Xhirimet e himnit për Ukrainën që lindi në mes të luftës

Këtë fundjavë, festa më e bukur e muzikës pop në Evropë, "Eurovision Song Contest" do të festojë vitin e saj të 66-të në Torino të Italisë. Por me Ukrainën favorite për ta fituar dhe Bjellorusinë dhe Rusinë të ndaluara të marrin pjesë,  a do t'i shohim votuesit të bashkohen kundër Putinit? – pyet BBC.

Ndërsa lufta vazhdon, të rinjtë e grupit "Kalush Orchestra" janë nga të paktët burra që lejohen të largohen sot nga Ukraina.

Viktoriia Zhuhan e BBC-së shkoi bashkë me ta ndërsa përgatiteshin për të marrë pjesë në Eurovizion me xhirimet që po kryejnë në qytetin Irpin të shkatërruar nga lufta.

“Kalush Orchestra” po xhiron videoklipin e këngës së saj “Stefania” në mes të një zone në luftë, qytetit Irpin, vetëm pak javë pasi trupat ruse janë tërhequr.

Lideri i grupit, Oleh Psiuk, tregon se kudo që të ndodhesh në Ukrainë, sirenat e alarmit ajror bien pa pushim. Se asnjëherë nuk mund të dihet se ku mund të godasin predhat. 

Por shfaqja duhet të vazhdojë....dhe ai e ka fjalën për pjesëmarrjen e rëndësishme tani të grupit të tij artistik në Eurovisionin që po vazhdon.

Pavarësisht pushtimit rus, ata janë të vendosur që ta fitojnë këtë vitin festivalin evropian të këngës.

“Në fillim të luftës, unë mendova shumë se si mund ta ndihmoja vendin tim. Nuk kisha shërbyer kurrë në ushtri.

Ndoshta mund të ndihmoja me ndonjë mënyrë tjetër. Ja pse fillova organizimin vullnetarisht dhe ne do të përfaqësojmë Ukrainën në Eurovision.

Kjo është një përgjegjësi e madhe. 

Unë mbaj mend kur ne filluam të luanim muzikë këtu rreth pesë vjet më parë,” dhe tregon një godinë të shkatërruar nga bombardimet.  “Shiheni tani këtë godinë. Është zhdukur. “

Kurse Tymofili Muzychyk, vokalisti dhe fyelltari, thotë: “Jam i mbytur nga emocionet, nuk di të gjej fjalë.”

Tymo e ka kaluar jetën duke studiuar muzikën popullore ukrainase.

“Melodia që ju dëgjoni tek “Stefania” është frymëzuar nga gjyshet e mia. Edhe ato luanin muzikë popullore. Unë kam dëgjuar muzikë ukrainase që kur isha fëmijë. Ajo më ka ndikuar shumë. Ja pse erdhëm me këtë melodi për këngën tonë.

Por jo i gjithë grupi ka shkuar në Eurovision.

“Në ditën e parë të luftës, unë vendosa të bashkohen me trupat për mbrojtjen e Ukrainës”, thotë Svyatoslav Hnatenko, artist “tiktoker”.

“Për mua kjo ishte shumë më e rëndësishme sesa grupi. Ne jemi stërvitur për taktika ushtarake, ndihmë të parë dhe armatime. Më pas i vumë në praktikë. ...Po përgatitesha për të vdekur për atdheun tim.”

Shkurt, kudo ku ata janë duke luftuar apo  interpretuar, ata janë duke e bërë gjithçka për Ukrainën.

Por a do të arrijë Kalush Orchestra të marrë votat e të gjithëve në Eurovision?

Lideri i saj thotë:

“Kënga në fillim ishte mbi nënën time. Jo një lirikë e mirëfilltë mbi luftën. Por tani për shumë ukrainas, është bërë një bërë një simbol i kësaj lufte.

Edhe perceptimi im për këngën ka ndryshuar.

LEXO EDHE: 'Unë gjithmonë do të vij tek ti, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar': Kënga prekëse e Ukrainës në Eurovision.