Kreu i KE, Juncker: Nëse bie BE, Ballkani përfshihet nga lufta

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar në një intervistë për Financial Times, se qëndrimet e Donald Trump për inkurajimin e BREXIT edhe në vende të tjera, do të çonte në shpërbërjen e Bashkimit Europian.

Sipas tij, ky proces do të hidhte farën e luftës në Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar në një vështrim të parë se presidenti i ri amerikan nuk e njeh historinë e komplikuar të Europës.

“I thashë zv.presidentit, “Mos e thoni këtë, mos i ftoni të tjerët të lënë BE-në, sepse nëse BE-ja bie, do të kemi luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Juncker.

Ai ka shtuar se perspektiva europiane është shumë e rëndësishme për këto vende pasi sipas tij “nëse ne i lëmë vetëm ato, Bosnje – Hercegovina, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha këto vende do të përfshihen në luftë sërish”. /Respublica