Vendimi për shkrirjen e 46 ujësjellësave/ Kraja: Skema që kanë qëllim privatizimin, Veliaj nuk na surprizon dot më

Qeveria ka vendosur të shkrijë drejtoritë e ujësjellsave duke vendosur që nga 61 ujësjellësa, të ngelen vetëm 15 ujësjellësa qëndrore.

Vendimin e njoftoi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bëri me dije se është miratuar edhe koncesioni për Triportin e Vlorës.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për të folur më shumë në lidhje me këtë vendim ishte Akil Kraja ekspert ekonomie.

"Kam një ndjenjë sikur kandidatja e ardhshme e bashkisë do jetë zonja Balluku dhe më duket sikur është një goditje nga qeveria për t'i thënë Veliajt që ju dështuat me ujin dhe tani e tutje do ja japim zonjës Balluku që arriti të bëjë ketë reformë me ujin.

Mund të jetë vetëm një vendimmarrje politike. Duke bërë këtë lëvizje ne i dobësojmë këto bashki dhe fuqizojmë një ministre si Balluku.

Ky mund të jetë një lexim politik.

Ajo që më tremb është se mund të jemi në një skena që ka qëllim privatizimin.

Unë jam i shqetësuar, është rrafshi menaxherial, ekonomik, financiar, është një vendimmarrje e gabuar dhe jo transparente.

Unë shoh që demokracia kombëtare po vuan nga centralizimi dhe korruptimi", u shpreh Kraja.

Ndërsa në lidhje me depozitatat e ujit, të vendosura sipër çdo pallati dhe rrezikshmërisë që ato kanë. nisur dhe nga rasti i fundit i rrëzimit të një depozite në kryeqytet që dëmtoi 3 makina, Kraja u shpreh:

Asnjë ndërtues apo familje nuk ka luksin të paguajë dy herë për të njëjtin shërbim, kjo është kjo efiçente është abuzive dhe vjedhje.

Sigurisht që jam kundra keqmenaxhimit të burimeve natyrore dhe në këtë drejtim Erion Veliaj ja ka dale të mbajë misionin e tij për të gënjyer. Çfarëdo që të ndodhë ai do thotë një tjetër gënjeshtër dhe këtu ai është mëse i vërtetë. Kështu që nuk ka surpriza në këtë rast!!