FOTO/ Rama reagon pas Palokës: Keqardhje për PD që nuk hyn në zgjedhje

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama i është përgjigjur nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka i cili sot u shpreh se nuk do të hyjnë as në zgjedhjet për bashkinë e Kavajës.

Paloka u shpreh se PD-ja nuk do të bëjë asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Pak më pas ka reaguar edhe Rama

“PD nuk hyn në zgjedhje në Kavajë? Keqardhje për PD po kriza e saj s'është e s'do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”, shkruan Rama në Facebook e tij.