NYT: Ushtarët rusë po tërhiqen gjithashtu dhe nga Kharkiv

Moska po tërheq ushtarët e saj nga rrethinat e Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, ku po humbet terren, shkruan media amerikane New York Times, duke cituar zyrtarë ukrainas dhe perëndimorë.

Gjithashtu kjo medie thekson se kjo është pengesa e dytë më e madhe ruse që nga tërheqja nga Kievi muajin e kaluar. 

Sipas zyrtarëve, Kremlini ndoshta do t'i ridrejtojë trupat në jug-lindje, ku po forcon praninë e tij në Izium, një qytet dy orë larg Kievit, i pushtuar një muaj më parë.