Pamje nga aksidenti i trefishtë në aksin Morinë-Milot, radhë kilometrike automjetesh

Pamjet që shikoni janë nga aksidenti i trefishtë në aksin rrugor Morinë-Milot, ku raportohet për një të plagosur, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Siç shihet në pamjet e publikuara përplasja ka qenë mjaft e fortë duke bërë që tre automjetet të shkatërrohen.

Aksidenti i rëndë ka shkaktuar trafik të rënduar ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.