Superlajm, Bad News Eagles kualifikohet në Legends Stage, mposhtin MIBR

Bad News Eagles ka triumfuar ndaj skuadrës MIBR për t’u kualifikuar në Legends Stage.

Ekipi kosovar fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Pas humbjes në terrenin e parë në “Nuke”, BNE u kthye fuqishëm në lojë duke triumfuar në “Ancient” dhe “Vertige”, me rezultatet 16-8 dhe 16-10.

Ndër të dalluarit në ekipin kosovar ishin Sinnopsy, RigoNi dhe Juanflatroo.

Kualifikimin në “Legends Stage” Bad News Eagles e arritën pas tri fitoreve dhe dy humbjeve në pesë ndeshje që prejse kampanjë filloi të hënën që lamë pas.