Marine Le Pen takohet me Vladimir Putin në Moskë

Kandidatja  zgjedhore e ekstremit të djathtë francez,  Marine Le Pen është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, shkruan “The Independent”.

Mediat ruse raportojnë se zoti Putin i siguroi lideres së Front Nacional se Kremlini nuk ka ndërmend të ndërhyrë me zgjedhjet franceze,  muajin e ardhshëm.

Vizita e Le Pen në Moskë, këtë të premte,  do të pasohet me një sërë takimesh me anëtarët e lartë të Dumës ruse.