PS refuzoi të njohë genocidin serb në Srebrenicë, Arifi: Antikombëtare! PS ka fyer heroin Adem Jashari

Dritëro Arifi ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare ishte i ftuar në edicionin e padites në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko.

Ai u ndal në një nga temat më të ‘nxehta’ të ditës, projekt rezoluti që dënon gjenocidin në Srebrenicë i cili u dërgua në parlament nga opozita, por u rrëzua me një shumicë votash nga mazhoranca.

“Në Bosnjë kanë ndodhur krime që njerëzimi as nuk i parë që nga lufta dytë botërore.

Ajo çfarë ndodh është se ata nuk i kuptojnë lojërat politike që kanë partitë parlamentare shqiptare, sepse ashtu po luhet politika për fat të keq.

Perëndimorët shohin vetëm se parlamenti shqiptar vanëtare e NATOS nuk e dënon një gjenocid të tillë.

Dhe kjo nënkupton shumë gjëra, e para: Kemi zhgënjyer edhe Nënë Terezën në aspektin human.

Në aspektin patriotik është antikombëtare duke ditur se e njëjta politikë Serbe dhe oficerë të njëjtë kanë marrë pjese edhe në krime, me këtë veprim parlamenti shqiptar, respektivisht Partia Socialiste e ka fyer edhe heroin Adem Jashari edhe masakrën e Reqakut, familjen Hajradinaj, etj.

E çuditshme është naiviteti i intelektualëve ne Shqipëri se si i marrin gjërat me shumë lehtësi... unë këtë ende nuk kam mundur ta konceptoj. Kjo është zhgënjyese jo vetëm për mua por për gjithë kombin", u shpreh Arifi.