", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/May/12/auto_New_Project_-_2022-05-12T134704.5221652356502.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Historia e trishtë e çiftit ukrainas që u martuan në bodrumin e fabrikës së çelikut Azovstal

 Valeria Karpilenko  dhe Andriy  të dy luftëtarë ukrainas, u martuan në bodrumin e fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol më 5 maj, ndërsa ushtria ruse bombardonte pamëshirshëm fabrikën.

Pas tre ditësh Andriy u vra gjatë një sulmi nga ushtarët nga Moska.

Ndërsa tani Valeria ka rrëfyer në Instagram historinë e saj të dashurisë në ferrin e fabrikës së çelikut që është rrethuar prej javësh.

Valeria është shprehur se ajo dhe burri i saj arritën të jenë të lumtur për tre ditë, pavarësisht gjithçkaje.

Në dasmë çifti shkëmbeu unazat të cilat ishin bërë me llamarin dhe i shfaqën në fotot e publikuara në rrjetin social.

Ata u martuan në një dasëm të improvizuar, në prani të mbrojtësve të tjerë të fabrikës së çelikut.

"Ti ishe burri im i ligjshëm për tre ditë. Dhe do jesh dashuria ime në përjetësi. I dashur, i kujdesshëm, i guximshëm ... ke qenë dhe je më i miri. Arritëm të martoheshim. Arritëm të ishim të lumtur. Nuk ishim në gjendje të ishim bashkë. Do të të dua gjithmonë, heroi im.” ka shkruar Valeria në profilin e saj në Instagram.

Në fotot e postuara në Instagram dy të sapomartuarit me uniforma ushtarake e mbajnë fort njëri-tjetrin përballë objektivit.

Ata tregojnë duart me unaza martese, teksa Andriy jep një buzëqeshje të trishtuar, ndoshta parandjenjë.