Strazimiri: Ata që kërkojnë bashkim-vllazërim me Vuçiç, nuk kanë arsye të dënojnë masakrën e Srebrenicës

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD Gent Strazimiri ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas votës kundër të deputetëve të Partisë Socialiste për rezolutën që dënon genocidin serb në Srebrenicë.

“Ata që kërkojnë përsëri bashkim-vllazërim me Vuçiç që vazhdon të thotë se masakrën e Reçakut e bënë vetë shqiptarët, nuk kanë arsye të dënojnë masakrën e Srebrenicës...”, shkruan Straziumri.

Ja postimi i plotë:

Ata që masakruan shqiptarë në masakrën e Tivarit, masakrën e Buzëmadhes, masakrën e Postribës, masakrën e Qafës së Valmirit, etj., etj., etj., nuk kanë arsye të dënojnë masakrën e Srebrenicës ku u masakruan boshnjakë...

Ata që kërkojnë përsëri bashkim-vllazërim me Vuçiç që vazhdon të thotë se masakrën e Reçakut e bënë vetë shqiptarët, nuk kanë arsye të dënojnë masakrën e Srebrenicës...

Kaq!