ZYRTARE/ Donis Avdijaj merr leje nga FIFA, i gatshëm kundër Islandës

Donis Avdiaj ka marrë dritën jeshile për ndeshjen me Islandën.

Talenti i skuadrës gjermane Schalke 04 ishte i vetmi lojtar që ende nuk dihej nëse do të mundte të luante me Kosovën.

Tashmë talenti kosovar ka marrë përgjigje pozitive prej Federatës Botërore të Futbollit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Kështu ka thënë një burim i afërt me përfaqësuesen për Telegrafin.

“Donis Avdijan ka marr konfirmimin nga FIFA. Ai është në dispozicion të trajnerit Albert Bunjakut”, ka thënë burimi.