Tronditëse/ Ushtarët e Putinit të vrarë në luftë ngarkohen në vagona frigoriferike

Një tren frigoriferik i mbushur me trupat e ushtarëve të Vladimir Putnit të vrarë në luftë është filmuar në Ukrainë.

Por tragjedia nuk mbaron këtu pasi siç pretendon Ukraina në xhepat e këtyre ushtarëve janë gjetur gjëra me vlerë që dyshohet se forcat e Putinint i'ua kanë grabitur civilëve.

Videoja brenda trenit tregoi një grumbull kufomash në qese të bardha të grumbulluara në njërin skaj të vagonit. 

Një nga punonjësit e morgut mbante dy simbole ushtarake pranë kamerës, duke thënë se tregonte se një nga ushtarët e vrarë kishte qenë një "parashutist elitar".

Kievi thotë se më shumë se 25,000 ushtarë rusë janë vrarë që kur presidenti rus urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt.

Ndërsa Kremlini ka pranuar vetëm rreth 1,300 vdekje.

Duke folur për Al Jazeera, koloneli i ushtrisë ukrainase Volodymir Liamzin tha se trupat në tren "do të mbahen për aq kohë sa të jetë e nevojshme", duke thënë se Kievi synon t'i trajtojë të vdekurit rusë më mirë se sa ata trajtuan civilët ukrainas.

"Qeveria [ukrainase] do të vendosë [çfarë të bëjë me trupat] sepse rusët refuzojnë t'i marrin ato," tha ai. 

Punëtorët ukrainas të  morgut u treguan gazetarëve të Al Jazeera stoli të arta që u gjetën në xhepat e ushtarëve rusë.

 Në thesarin e vogël shihen gjerdane dhe unaza floriri.

Një kolonel ukrainas tha se Moska kishte refuzuar të pretendonte të vdekurit e saj.

Plaçkitja në Ukrainë nga ushtarët e Putinit është dokumentuar mirë , ndërsa prokurorët - si ukrainas ashtu edhe ndërkombëtarë - po hetojnë qindra krime të tjera të mundshme lufte të kryera nga ushtarët rusë, duke përfshirë vrasjet masive, torturat dhe përdhunimet.

Këtë javë, Vladimir Putin foli në një paradë të madhe ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë për të përkujtuar humbjen e Gjermanisë naziste nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti rus përdori fjalimin e tij për të pohuar se trupat ruse në Ukrainën lindore po "mbronin atdheun". 

Ai tha gjithashtu se 'operacioni special ushtarak' në Ukrainë ishte i nevojshëm dhe ishte i provokuar nga Perëndimi.

Kujdes, pamje të rënda: