Largohet nga Milani? Donnarumma vendos përfundimisht të ardhmen

Portieri i talentuar i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka dhënë një lajm të madh për tifozët kuqezi pasi shpreson që në të ardhmen të bëhet kapiten i “Rossonerëve”.

17-vjeçari është kthyer në lojtarin më të kërkuar në Serie A dhe për këtë ai ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij.

“Për kontratën mendon agjenti im Mino Raiola dhe nuk mendoj se do të ketë probleme. Luaj në skuadrën e zemrës, për të cilën kam bërë tifo gjithmonë dhe nuk kam çfarë dua më shumë. Shpresoj të jem ende duke luajtur dhe uroj që pas 10 vitesh të jem kapiten i Milanit”, u shpreh ai për “La Stampa”.

Ditët e fundit është përfolur për një transferim të mundshëm të portierit italian drejt Juventusit e cila po kërkon të gjejë pasardhësin e Buffonit./ Syri.net