Përplasen dy motorë, humb jetën njëri nga të plagosurit
Një 24- vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk mundi t’i rezistonte dot plagëve të marra nga aksidenti me motor i ndodhur një ditë më parë.
I riu me iniciale TH. M., u dërgua në fillim në spitalin rajonal të Fierit, e më pas gjendje e tij erdhi duke u përkeqësuar dhe më pas u soll më urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet ku dhe humbi jetën.
Mesditën e djeshme dy motorë u përplasën me njëri- tjetrin rrugën kryesore të fshatin Novoselë të Vlorës.
Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe 2 persona të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.